Ulen ndjeshëm infektimet dhe vdekjet
Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për rënie të ndjeshme të infektimeve të reja dhe rasteve të vdekjeve. Duke bërë publike një raport javor të ISHP-së për periudhën 14 deri më 20 Dhjetor, në krahasim me javën e kaluar, për 16.9% është ulur numri i rasteve të reja me Covid-19, kurse për 8.6% rastet që kanë përfunduar me fatalitet.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me ftesë të autoriteteve bullgare ka asistuar në seancën e qeverisë së Bullgarisë, ku siç thuhet është dakorduar që Bullgaria t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut një pjesë të vaksinave.
“Bullgaria si vend anëtar i BE-së kishte privilegjin të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta me më shumë prodhues. Falë këtij akti miqësor, me këtë donacion për një kohë të shkurtë do ta fillojmë procesin e vaksinimit dhe do ta lehtësojmë qasjen deri tek vaksinat që të mund të vaksinojmë 60 deri 70% të popullatës”.
Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se nëpër Covid-qendrat e vendit trajtohen 1145 pacientë kurse ka rreth 290 vende të lira nëpër spitale. Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, njoftohet se betejën me koronavirusin e kanë humbur 21 punonjës shëndetësor dhe 7 gra shtatzëna.
Tv Klan