Roma triumfoi ndaj Parmës me rezultatin e thellë 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serinë A.
Verdhekuqtë ishin dominues nga fillimi dhe u shpërblyen me një fitore spektakolare. Dybala zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të, ndërsa Saelemaekers dyfishoi shifrat në minutën e 13-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta vazhdoi me goleadën e vendasve.
Dybala kompletoi dopietën personale në minutën e 51-të, ndërsa golat e Paredes në minutën e 74-t dhe Dovbyk në minutën e 83-të, vulosën fitoren 5-0.
Ky sukses e ngjit Romën në vendin e 11-të me 19 pikë, ndërsa Parma zbret në vendin e 16-të me 15 pikë. /tvklan.al