Dale McLaughlan, 28 vjeç ndaloi në Isle of Man, Irlandë pasi udhëtoi 4.5 orë me motor uji për të takuar të dashurën e tij. Atij i kishin mbetur karburant vetëm për 10 minuta rrugë.
Djaloshi, që tashmë konsiderohet Romeo i kohëve moderne, mbërriti në portin Ramsey të premten pasdite, por u arrestua fill më pas për thyerje të rregullave të Covid.
Ai do të mbahet në qeli për 4 javë dhe për pasojë do të humbë Krishtlindjet me fëmijët. 28-vjeçari rrezikoi dhe jetën kur kaloi kufijtë detar me atë shpejtësi.
Por skocezët pretendojnë se duhet dekoruar në vend që të dënohet për këtë gjest fisnik dhe romantik.
Dhe historia e dashurisë që për pak e la pa karburant, në fakt ka shumë detaje të tjera. Si për shembull fakti që i riu nuk kishte ngarë kurrë motor uji më parë. /tvklan.al