Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar në Lindjen e Largët në Rusi, ku si pasojë kanë humbur jetën 6 personat që ishin në bord.

Një vajzë 6- vjeçare ka shpëtuar për mrekulli.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës afër qytetit Nelkan, që është 1 mijë kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Khabarovsk.

Aeroplani ishte me dy motër i tipit, L-410, prodhim i Çekisë dhe ishte pronë e kompanisë rajonale ajrore në Khabarovsk.

Lidhur më ketë ngjarje kanë nisur hetimet, pasi nuk dihet ende shkaku i rrëzimit./

tvklan.al