Rreth 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura do të përfitojnë nga një vendim i Këshillit të Ministrave që miratoi shtesat mbi pagat mujore për ta. 2500 prej tyre e marrin për herë të parë këtë mbështetje financiare.
Nga vendimi, i marrë me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, do të përfitojnë kapacitete kombëtare si: forcat speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia Cyber, dronët, apo edhe forcat e dedikuara për emergjencat civile.
Shtesat mbi pagat variojnë nga 20 mijë lekë për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, 70 mijë lekë për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera dhe 100 mijë lekë për personelin fluturues.
Miratimi i kësaj mbështetje financiare për Forcat e Armatosura vjen 4 muaj pas rritjes së pagave për kategori të caktuara.
Trajtimi financiar ndaj FA shtohet çdo vit sipas Ministrisë për t’ju përafruar me nivelin mesatar të vendeve të Aleancës së NATO-s.
Tv Klan