Si t`i mbajme femijet te angazhuar gjate veres!
Sa herë pushimet verore afrojnë, fëmijët janë jashtëzakonisht të lumtur pasi mendojnë se nuk do të kenë të bëjnë për një farë kohe me librat, të mësuarin, detyrat, provimet etj. Meqë ata janë mësuar të ndjekin një rutinë ditore të mirëpërcaktuar gjatë përiudhës së shkollës, fëmijët janë shumë të lumtur se më në fund do të gjejnë kohë të lirë për ta shpenzuar sipas dëshirës. Por ndodh që pas disa ditësh gjithë liri dhe kohë të lirë, të mërziten dhe ta shprehin këtë duke filluar të bëhen disi më pak të dëgjueshëm karshi rregullave dhe sugjerimeve të prindërve.
Vijmë pas një periudhe të vështirë që kaluam dhe që akoma nuk jemi rikthyer tërësisht jetes së mëparshme. Janë fëmijët ata që janë më të ndjeshëm ndaj duhet ti mbajmë të angazhuar me aktivitet. Për të na sugjeruar disa aktivitet dhe si mund ti mbajmë të zënë fëmijët gjatë pushimeve të verës do të kemi të ftuar në studio, Mentor Kika (kryeredaktor i lajmeve ne Klan Plus); Elda Rika (drejtoreshen e Tirana English School)
Mentor Kika prej dy vitesh ka krijuar “Në shtëpinë tënde” është një projekt për pomovimin dhe nxitjen e turizmit në zonat rurale. Përmes tij është punuar në disa fshatra turistikë, kryesisht të Tiranës I cili ka patur si qëllim identifikimin dhe trajnimin e framiljeve që janë të gatshme të presin vizitor.
-Ekskursionet e fëmijëve, janë një vijim i këtij projekti, që i shërben promovimit të këtyre fshatrave turistikë, pasi fëmijët drekën e kalojnë pikërisht në këto familje të fshatit dhe jo në restorante.
-Fëmijët që marrin pjesë në këto aktivitete aplikojnë përmes njoftimeve në rrjetet sociale, por kryesisht janë fëmijë që frekuentojnë qendrën e librit për fëmijë, dhe si pjesë të këtyre aktiviteteve kanë edhe vizitat në këto fshatra turistikë.
Në studio: Mentor Kika – Kryeredaktor i lajmeve ne Klan Plus dhe Elda Rika – Drejtoreshen e Tirana English School
“Vajzat e harqeve” prezantojne 2 videoklipet e tyre muzikore!
Në këtë pjesë të parë do të kemi të ftuar në studio 3 vajzat e harqeve. Pasioni për muzikën, miqesia që në moshë të vogël dhe dëshira e përbashkët solli krijimin e grupi të quajtur StrinGirls. Në i kemi pasur edhe më herët në program për të folur për krijimin e grupit, sot do të na vijnë për të folur për 2 videoklipet e tyre , por edhe për një performancë të bukur në studio:
Aiola Laska (violinë); Xhejsi Mera, (violinë) dhe Xhanina Çela (violë)
Grupi është i përbërë nga 4 vajza, Aiola Laska, Xhejsi Mera, Xhanina Çela dhe Lukrecia Vila. E ne keto 2 vitet e fundit ne pamundesi per te qene bashke Aiola, Xhejsi dhe Xhanina po e vazhdojne te 3-ja rrugetimin e tyre.
Vajzat e kane quajtur kete grup StrinGirls- Vajzat e harqeve.Edhe pse njihen qe ne moshen 7-vjecare, iden dhe krijimin e grupit e nisen ne periudhen e gjimnazit te frymezuara nga grupe te huaja. Ne fillimet e tyre kane performuar muzike klasike e me pas repertori i tyre eshte zgjeruar ne zhanera te ndryshem muzikor si muzike latine, Hip hop, Pop , House , Ballkanike , Shqip etj ku ideja kryesore ishte per te zevendesuar vokalin me tingujt qe percjell violina viola dhe cello.
Se fundmi vajzat kane bërë 2 krijime te tyre Reverie dhe Fllad te cilat shenojne nje etape te re ne karrieren e StrinGirls. Kane realizuar bashkepunime me kengetaren FiFi – Krimineli Zemres dhe MatoLale- Tirona.
StrinGirls gjithashtu kane realizuar cover-a te ndryshem si : Nothing Else Matters, Ëake me up, Oblivion, Jingle Strings, Lonely Day, Senorita te cilat mund ti gjeni ne youtube e shume covera te tjera te cilat i luajne ne performancat e tyre live.
Kokteile per te shoqeruar ditet e nxehta te veres!