#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Young Zerka prezanton kategorinë Mix te X Factor Albania/ A është mes tyre fituesi?
“X Factor Albania”, talent show-u më i madh dedikuar zërave të rinj të muzikës në botë, është rikthyer në edicionin i 6-të duke dhuruar emocione të shumta dhe performance unike çdo të premte në orën 21:00 në ekranin e Televizionit Klan. Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të presim një tjetër nga grupet që konkurrojnë në talent shoë-n, “X-Factor Albania. Këtë herë do të presim grupin Mix dhe mentorin e tyre Young Zerka.
Transplanti i mëlçisë në Spitalin Memorial/ Flet kirugu prof. Dr. Kamil Yalçin Polat
Në këtë pjesë të programit, ku do të ndalemi pikërisht te një temë e shëndetit dhe do të flasim për transplantin e organeve, kryesisht mëlçisë, në Grupin e Spitaleve Memorial. Grupi i Spitaleve Memorial është spitali i parë në Turqi dhe i 21 në glob nga rreth 1000 që ka shoqata, që mori akreditimin JCI (Joint Commission International), standardi i artë në shërbimin shëndetësor. Me 11 spitale me teknologji të avancuar dhe të orientuara ndaj pacientit, 2 qendra mjekësore dhe 1 qendër wellness në 5 qytete të Turqisë, Grupi i Spitaleve Memorial u shërben çdo vit 75,000 pacientëve ndërkombëtarë, nga mbi 167 shtete. Ne sot do të njihemi me një nga kirurgët më të njohur që punon në Grupin e Spitaleve Memorial, prof. Dr. Kamil Yalçin Polat, njëkohësisht kryetar i BORDIT SHKENCOR TË MËLÇISË NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË NË TURQI, i cili në materialin e parë do të bëjë një prezantim të punës së tij dhe do të na njohë fillimisht me disa informacione për dështimin e mëlçisë dhe sëmundjet që e shkaktojnë këtë problem.
Rubrika me Avokaten: “Ligji i rruges”
Jemi rikthyer në këtë pjesë të dytë për të prezantuar një rubrikë të re në programin tonë, “RUBRIKA ME AVOKATEN”! Në këtë hapësirë të dedikuar, do të trajtojmë temat dhe problematikat e përditshme që na shqetësojnë, duke kërkuar këshillat dhe sqarimet profesionale nga avokatja Margarita Kola. Ajo do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë të drejtat dhe detyrimet tona në situata të ndryshme, që vijën pikërishtë nga jeta e përditshme dhe e kemi vështirë të gjejmë fajtorin apo se kujt i takon e drejta… Sot, në këtë episod të parë të kësaj rubrike do të diskutojmë për një çështje që me siguri na ka ndodhur të gjithëve: Sa herë kemi parë bidona, karrige apo sende të tjera që “rezervojnë” vendet e parkimit? A është ky një veprim i drejtë? Dhe nga ana tjetër, a kemi të drejtë të heqim këto objekte për të parkuar vetë? Për këto dhe më shumë pyetje, fjalën do t’ia lëmë avokates Margarita Kola, por fillimisht do të shohim Etydin e përgatitur për të krijuar një ide më të qartë të rastit.
/tvklan.al