Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Të ka lali shpirt”, deputeti gjerman mëson shqip, bën shqiponjën me duar
Një deputet gjerman i partisë socialdemokrate ka vendosur të mësojë shqip. Ai bën simbolin e shqiponjës me duar dhe blen libra shqip. Madje ai takon shqiptarë dhe pi kafe me ta. Gjithcka duket, se është pjesë e fushatës së tij elektorale, pasi Markus kërkon të zgjidhet në Bundestag.
“M’u ka tret karta”, si funksionon skema mashtruese me makinat me qira
Në 8 janar të këtij viti transmetuam shqetësimin e shtetasit Samed Lulaj nga Kopliku, i cili tregoi, se është kontaktuar nga një shtetas në Instagram, dhe ky i fundit pretendonte, se babai i Samedit, Qemal Lulaj, i kishte marrë 120 euro si kapar për dhënien me qira të një makine. Kontakti ishte bërë përmesfaqes “Autorental Tirana Airport”. Si përfundim, makina nuk u dha dhe qytetarit, që pagoi 120 euro, i bënë bllok.Samedi tha, se i ati është 60 vjec dhe as që merret me këtë punë.Ne pamë, se faqja “Autorental Tirana airport”publikon foto me makina luksi dhe vihet re, që ndryshon numrin e kontaktit, për ta patur më të lehtë skemën e mashtrimit. Një tjetër denoncim na ka ardhur për këtë faqe nga një shtetase, që ka paguar 200 euro për një makinë gclass. Kur është afruar data për të marrë makinën, i kanë thënë, se ajo nuk është disponibël dhe i kanë bllokuar kontaktin.Në komunikimin përmes instagramit, është cuar karta e shtetasit Aleks Broqi, që rezulton në Shkodër.Ne kontaktuam këtë të fundit, por Broqi, punonjës i nënstacionit elektrik, nuk e ka idenë e kësaj situate. Ai di vetëm, që i ka humbur karta.Kështu duket, se Autorental Tirana Airport përdor një skemë të mirëfilltë mashtrimi dhe vjedhjeje të qytetarëve.
“Ja e ke me defekt”, planifikon rezonancë prej 4 muajsh, pajisja s’punon
Në redaksinë tonë është drejtuar një qytetare, që ka nënën e sëmurë, por nuk mundet t’i bëjë një rezonancë në kokë, pasi nuk punon aparatura në QSUT.Zonja tregon, se vizita e së ëmës ishte planifikuar prej 4 muajsh, por nuk ditën e caktuar nuk mundi ta kryejë.Pas shumë peripecish, e sëmuara e bëri rezonancën në pavionin e Neurologjisë.Kamera e “Stop” verifikoi mungesën e shërbimit të rezonancës, por në shkresën zyrtare të QSUT-së, thuhet, se shërbimi është kthyer, pasi pajisja është rregulluar