Suela Bako – Aktore
Anila Çobani – Ekonomiste
Enada Hoxha – Koreografe
E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte koreografja e njohur Enada Hoxha.
Enada ka folur në studio për dasmën e saj me Gerd Vason, një dashuri që u finalizua me një dasmë të vogël, por shumë të bukur mes miqve dhe familjarëve më të ngushtë.
Enada Hoxha: Torta nuk ishte ajo torta që ëndërroja unë, është kjo torta që e shohim tani në këto vite, por atëherë ishte e pamundur për t’u realizuar ajo torta me kate. Dasma ime është realizuar brenda një jave, nëse në këto kohë duhen me muaj të tërë për t’u organizuar. Bëra një arredim shumë të thjeshtë sepse unë e doja dasmën vetëm me mish qengji dhe me verë. Por nuk u realizua deri në këtë thjeshtësi të themi dhe u bë edhe me 2-3 pjata të tjera. Me shumë pak njerëz, më pak se 100, kam dashur vetëm njerëzit e shpirtit, se unë mendoj se ne kemi shumë miq, por unë dua vetëm ata të vërtetët, pra ata që m’i do shpirti, ata edhe i dua që t’i kem në festën time. Unë nga kolegët e punës nuk kam ftuar askënd, pikërisht kam ftuar vetëm maestron Agron Aliaj, me të cilin kam patur edhe një kërcim të bukur atë mbrëmje, edhe drejtorin e atyre viteve, Zhani Cikon. Vetëm këta kanë qenë të ftuar nga puna ime, se i kam dhe miq të mirë.
Për sa i përket fustanit të nusërisë, ajo shprehet se ishte tejet i thjeshtë dhe në ceremoni ka shkuar me një orë vonesë.
Enada Hoxha: Nuse jam bërë shumë thjeshtë, ka ardhur pastaj Gerti më ka marrë me një makinë tepër modeste, kemi shkuar të dy në dasmë. Njerëzit na prisnin, se mua më pëlqen të shkoj pak me vonesë, që të jem unë ajo qendra e vëmendjes. Edhe pse njerëzit na prisnin në orën 8, unë arrita në orën 9./tvklan.al
Enida Petro – Dentiste Pediatre/ Pedagoge në Fakultetin e Mjekesise Dentare
E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këtë pasdite ishte Enida Petro, stomatologe dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë Dentare. Enida, e cila është dhe bashkëshortja e Arian Çanit drejtuesit të ‘Zonë e Lirë’, ka mbaruar studimet për stomatologji dhe prej 20 vitesh e ushtron këtë profesion.
Ajo ka klinikën e saj dentare dhe është dentiste pediatre. Që në vitin 2012 është dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Departamenti i Terapisë Stomatologjike. Në vitin 2015 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”.
Enida Petro: Duhet të kujdesen për fëmijët pikërisht tek dentisti pediatër, që sa më shpejt të jetë e mundur, aq më e lehtë do të jetë. Madje ne kemi dhe një si postulat, që e themi si me humor, që ja themi edhe nënave të reja, edhe gjithë prindërve për fëmijët, që për vizitën e parë, 6 muaj është shpejt dhe 1 vjeç është vonë. Në kuptimin që fëmija që në vitin e parë, kur bën ditëlindjen e parë, duhet të vijë për një kontroll tek dentisti pediatër dhe kur e nisim kështu, faktikisht niset shumë bukur sepse gjërat që bëhen janë më tepër këshilla dhe informacione. Dhe fëmija nuk vjen pikërisht që për herë të parë, të përballet po themi që 3-4 vjeç, kur fillojnë të prishen dhëmbët dhe dentisti të jetë ai gogoli, që e kemi pasur të gjithë.
Enida Petro është e martuar me moderatorin Arian Çani dhe së bashku kanë dy fëmijë. /tvklan.al