Zona e tifozëve në Berlin është në ndërtim dhe do të kushtojë rreth 1,2 milion Euro. Bulevardi që shtrihet përmes parkut të madh deri tek Obelisku i Fitores do të vihet në dispozicion të plotë të tifozëve.

Gjithçka pritet të jetë gati më 26 Maj për të nisur festa e Euro 2024 që hapet më 14 qershor dhe përmbyllet më 14 korrik.

Mbi 24 mijë metra katrorë bar artificial do ta kthejnë këtë hapësirë si një fushë futbolli, ndërsa një portë gjigande me përmasa 64 metra e gjera, 26 e lartë dhe 5 e thellë do të jetë simboli kryesor.

Ekranë të mëdhenj do të përcjellin sfidat e Europianit që në Shqipëri do të transmetohen nga TV Klan.

Në këtë hapësirë që do të jetë e rrethuar për shkaqe sigurie priten deri 130 mijë tifozë për ndeshje, ndërsa në total gjatë zhvillimit të kampionatit numri i tyre parashikohet mbi 2 milion e gjysmë.

Kostot që do të përballojë qyteti i Berlinit për mikpritjen e Euro 2024 do të jenë gati 84 milion Euro.

Tv Klan