Saimir Thairi iu drejtua Prokurorisë së Krimeve të Rënda në orën 12:30. Qëndroi vetëm 5 minuta. Tha se kishte dorëzuar një provë deçizive në hetimet kundër tij. Nuk dha detaje, por besohet se është dosja italiane e publikuar ekskluzivisht nga TV Klan, që mbyll hetimet për të, për shkak se nuk gjeti prova që e implikojnë atë me grupin e Habilajve.
“Paraqita diçka që ka rëndësi deçizive për procesin. Do flas pas dy-tre ditësh konkretisht. Dorëzova një provë që quhet deçizive. Prisni dy-tre ditë do e dëgjoni. Nuk kam frikë. Kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni dhe dy-tre ditë”.
Dy javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati afatin hetimor me tre muaj për Saimir Tahirin, në pritje të disa letër-porosive nga Italia e Mali i Zi. Por pritet që dosja e ardhur nga Italia, me rezultatet e hetimit të Prokurorisë së Antimafias italiane, t’u japë një tjetër zhvillim edhe hetimeve në Shqipëri.
Tv Klan