Ashpërsohet gjuha në fushatën elektorale për president të Amerikës. Kandidatja republikane për zv/presidente Sara Palin ka akuzuar senatorin e Elinoisit Barack Obama për miqësi me nëj person të cilësuar prej Nju Jork Times si terrorist. Duke ju referuar shkrimit për lidhjen miqësore me Uilliam Moiers i cili në vitet 60 ishte pjesëtar i një grupi radikal që organizoi një fushatë të dhunshme kundër luftës në Vietman, ajo foli për një miqësi të hershme mes Obamës dhe tij.

Një prej mbështetësve të tij është nëj njeri i cili sipas Nju Jork Times ishte terrorist i vendit të tij, anëtar i jë grupi që organizoi fushatë bombash me qëllim goditjen e Pentagonit dhe Kongresit. Menjëherë ka reaguar stafi elektoral i kandidatit për president duke i konsideruar akuzat e zonjës Palin si tepër fyese. Në një deklaratë të posaçme ata vënë në dukje se vetë Obama ka dënuar aktivitetet radikale të Aiers dhe se në kohën e fushatës së tij senatori ishte ende një fëmijë 8 vjeç.

Sipas zëvendësit të stafit të Obamës Ben Lavol, ai dhe radikali Aiers nuk kanë shkëmbyer telefonata apo mesazhe që prej vitit 2005, kohë kur kandidati demokrat u bë senator. Hera e fundit që janë takuar ishte një vit më parë në një prej lagjeve të Çikagos ku ata janë fqinj./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj