Barack Obama është zyrtarisht kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë dhe nëse më 4 nëntor ai zgjidhet president i Amerikës pa dyshim që është një moment historik. Një afrikano-jugor me ngjyrë është kandidati i parë i tillë dhe nëse bëhet president do të jetë i pari jo i bardhë. Megjithatë suksesi i senatorit të Ilinoisit u testua fort në konventën 4 ditore ku ai mori mbështetjen e 4400 delegatëve, 70 mijë përkrahësve në stadium dhe të çiftit Bill e Hillay Clinton.

Ish-presidenti ashtu si dhe bashkëshortja e tij vlerësoi figurën e 47 vjeçarit tashmë kandidat si të denjë për shtëpinë e Bardhë. Barack Obama është gati të drejtojë Amerikën dhe të rikthejë lidershipin amerikan në botë, ai është njeriu i duhur për tu bërë president, Barack Obama duhet të rindërtojë ëndrrën amerikane dhe t’i rikthejë vendit tonë prestigjin në botë. 

Më pas fjalën e ka marrë kandidati për zëvendës president Joe Biden, i cili u shpreh se dhe pse ruan një miqësi të fortë me republikanin John McCain nuk mund të mbështesë drejtimin që ai kërkon t’i japë Shteteve të Bashkuara si president e ndërsa Biden përfundonte fjalën e tij në skenë është shfaqur surprizë Barack Obama. Kjo ishte hera e parë që senatori i Ilinoisit tashmë kandidati për president ishte prezent në konventë ndërkohë që sot në ditën e fundit të konventës pritet që ai të mbajë fjalimin e parë si kandidat zyrtar./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj