Nëse Sara Pelin futet në histori duke fituar postin e zv/presidentes së Shteteve të Bashkuara, një falënderim special i duhet t’i japë studentit të Kolorados Adam Briclin. Që në fillim të vitit 2007, republikani i zellshëm i është futur punës për të gjetur një person që do të mundte të garonte denjësisht kundër Barack Obamës.
Pasi lexojë për luftën e guvernatores së Alaskës kundër korrupsionit Brikli u impresionua aq shumë me figurën e konservatores saqë hapi një faqe interneti për të. Kush shkruante se kjo grua e nxehtë e shteti më të ftohtë do të ishte e duhura për zv/presidenten. Interesin ndaj kësaj faqeje rritet dita ditës, këtë javë arrti 5 mijë klikime në ditë.
Zbulimi nëse mund të quhet i tillë i 21-vjeçarit ra në sy të stafit zgjedhor të John McCain që nuk hezitoj aspak. Me këtë zgjedhje habiti të gjithë, ndonëse kuptohet se synimi kryesor është të tërheq votueset femra. Askush nuk e njihte 44-vjeçaren Sara Palin. Kush është ajo pyeste gjigandi i CNN, duke dhënë alternativa të ndryshme për shqiptimin e mbiemrit të saj.
Të hënën në Seit pollt të Minesotës do të mbahet konventa e partisë republikane, ku senatori i Arizonës John McCain dhe Sara Palin do të marrin zyrtarisht emërimin e tyre nga partia. Konventa e partisë republikane do të ndiqet nga slogani inspirues SHBA në radh të parë Country First./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle