Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, la të kuptohet se nuk mbështet vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos vendosur kamera vëzhguese nëpër vendvotime në zgjedhjet e nëntorit.
Pa dashur të përfshihet shumë në vendimet e KQZ-së ai megjithatë kërko transparencë më të madhe.
Fatmir Sejdiu: “Për mua do të ishte shuam e nevojshme që teknologjitë më bashkëkohëse që janë për pjesën përcjellëse të transparencës të gjithë procesit të zgjedhjeve të jenë në aplikim pse jo.”
Gjatë një vizite të bërë termocentralit Kosova A… Sejdiu cilësoi si sukses mbajtjen e zgjedhjeve të fundit në vend, por këto të sivjetshmet sipas tij kërkojnë një avancim më të madh.
Fatmir Sejdiu: “Zgjedhjet ne i kemi mbajtur dhe zgjedhjet mund të organizohen të mira prapë, absolutisht duhet të bëhen përpjekje që zgjedhjet të jenë të mira, por të jetë diçka plus, sigurisht që do të ketë efektin e vet.”
Komisionit Qendror i Zgjedhjeve mori vendim të hënën që mos të vendosen kamera nëpër qendrat e votimit me arsyetimin se kamerat nuk janë të vetmet që dëshmojnë transparencën. Opozita kundërshtoi këtë vendim./tvklan.al