Senati Amerikan e ka miratuar unanimisht Marco Rubion si sekretar të Shtetit,. Votimi ishte vendimtar 99-0.

Marco Rubio, i cili është hispaniku i parë që merr detyrën e Kryediplomatit amerikan, është kandidati i parë i kabinetit të Trump që u konfirmua nga Senati i drejtuar nga Republikanët, pas inaugurimit.

“Marco Rubio është një njeri shumë inteligjent me njohuri të jashtëzakonshme të politikës së jashtme amerikane“, tha Senatori republikan Chuck Grassley në hapje të votimit në Senat.

Rubio do të nisë menjëherë detyrën për të zbatuar politikën e jashtme të Trumpit.

Ish senatori i Floridës është i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj shteteve autoritare të Amerikës Latine dhe Kinës ku këtë të fundit e ka cilësuar si “kundërshtarin më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm.

Ndërkaq i emëruari i Presidentit Trump për drejtor të CIA-s, John Ratcliffe pritet gjithashtu të miratohet me një votim të shpejtë.

Votimet për emërimet e tjera, duke përfshirë ish-drejtuesin e një emisioni lajmesh në Fox News, Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, do të bëhen gjatë javës.

Klan News