Skiatori Erjon Tola zë vendin e parë
Shqipëria rendit e dyta në klasifikimin e përgjithshëm ekipor të SES Cup, aktivitet që u mbajt në Kolashin të Malit të Zi.
Kombëtarja Shqiptare që mori pjesë me 5 skiatorë, 4 meshkuj dhe një femër, dhe bëri një nga paraqitjet më të mira të saj në garën ku morën pjesë 14 vende ballkanike dhe europiane dhe me afro 50 sportistë.
Rezultatet më të mira i mori skiatori Erjon Tola i cili zuri vendin e parë. Ndërsa Kevin Qerimi dhe Ezio Leonetti ishin pjesë në 10-shën e skiatorëve më të mirë.
Në ditën e katërt të garimit në Slalomin Gjigant, të gjithë sportistët shqiptarë e përfunduan garën me sukses.
SES Cup i sherbeu Kombëtares Shqiptare të Skive për grumbullim pikësh për renditjen ndërkombëtare si dhe për Olimpiadën e Dimrit që do të mbahet në Pekin në 2022.
Tv Klan