Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një debati të zhvilluar në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian tha se aleanca ushtarake po monitoron procesin e zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit në Kosovë në mënyrë që të mos të ketë destabilizim.

Ai deklaroi para europarlamentareve se për këtë është në kontakt me autoritetet si në Prishtinë dhe në Beograd për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe pa tensione.

“Aleanca nuk do të lejojë të ketë ndonjë vakum të sigurisë, as në Bosnje e Hercegovinë, e as diku tjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Rutte.

Tv Klan