#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Në studio:

Dorina Mema

Linda Pano

Sotira Jankulla – Farmaciste

2 receta nga Znj.Vjollca

Kofsha pule me speca, bizele dhe patate

700 gr kofsha pule
1 qepë e madhe
4 speca mix ngjyre
2 thelpinj hudhra
1 gotë verë të bardhë
200 gr domate ( pure )
150 gr bizele
2-3 patate të skuqura
Kripë + piper të zi
Vaj ulliri

Ngrohim vajin në tigan, marinojmë mishin e pulës me kripë dhe piper të zi dhe skuqim atë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Largojmë kofshat nga tigani dhe po me atë yndyrë shtojmë qepët të prera në fije të holla, i kaurdisim se të ulin volumin e më pas shtojmë specat të prerë në shirita. Vazhdojmë përzierjen derisa dhe specat të ulin volumin, shtojmë mishin në tigan dhe i përziejmë së bashku me specat. Shuajme mishin me verë të bardhë dhe e lëmë alkolin të avullojë duke e përzierë herë pas here. Shtojmë domatet pure dhe i lëmë të marrë valë duke shtuar në fund dhe bizelet. I lëmë të ziejnë për 10 minuta në temperaturën mesatare me kapak. Ndërkohë skuqim patatet, i vendosim në një pjatë me letër kuzhine, pasi i largojmë nga tigani. Transferojmë mishin, me pak lëng në një tavë vendosim midis copave të mishit patatet e skuqura dhe e vëmë tavën në furrë në temperaurën 180 gradë për 10 min, më pas e sherbejmë të ngrohtë, ose e përfundojmë në tigan, i vendosim patatet midis copave të mishit, i lëmë të pushojnë për 10 min dhe i shërbejmë.

Tartë krokante me sfoliatë të mbushur me krem

Për kremin

1 litër qumësht
4 vezë ( të mëdha )
100 gr sheqer ( 0.5 gotë )
80 gr niseshte misri
1 lugë çaji vanilje

-Për tartën

2 petë sfoljatë
3 lugë gjelle bajame feta
2 lugë gjelle sheqer pluhur
Tavë rrumbullake 24 x 4 cm

Fillimisht vecojmë 1 gotë qumësht të ftohtë shtojmë në të niseshten dhe e hollojmë mirë e më pas e lëlë mënjanë. Pjesen tjetër të qumështit e ngohim. Në një enë tjetër përziejmë vezët me sheqerin dhe vaniljen i përziejmë me rrahsen e vezëve duke shtuar dhe qumështin, ku kemi tretur niseshten dhe vazhdjmë përziejren mirë. Këtë përzierje e shtojmë qumështin e ngrohtë dhe vazhdojmë përziejren vazhdimisht në tempraturën mesatare me qëllim që të evitojmë djegien. Kur kremi të jetë trashur e largojmë nga zjarri. Vendosim kremin në një pjatë e mbulojmë me celefon dhe evendosim në frigorifer të ftohet me qëllim që të mos zë kore.

Përgatitja e tartës.

Parangrohim furren në tempraturën 210 – 220 gradë. Vendosim petën në një letër pjekje dhe me ndihmesën e saj e vendosim atë në tepsi duke mbështetur atë mirë në pjesën anësore të tavës. Shtojmë kremin mbi petën sfoljatë të cilen e kemi shpuar me majen e pirunit disa herë, niveojmë kremin, palosim pjesët anësore me qëllim që të izolojmë kremin nga brenda. Mbulojmë kremin me petën tjetër, largojmë letren e pjekjes me të cilën rregulllojmë petën. Shkurtojmë anësoret dhe fiksojmë petën me bishin e një lugë duke e mbuluar gjithë sipërfaqen, lyejmë sipërfaqen e petës me vezë të rrahura nëse preferoni ose vendosini feta bajame të spërkatura me sheqer pluhur. Vendosim tartën në furrë në temperaturën 210 -220 gradë në nivelin e zgarës së ulët dhe e lëmë të piqet për 30-35 min. Nëse pas 15 min pjekje ka filluar të marrë ngjyrën e ulim në temperaturën 200 gradë. Pasi tarta të piqet e lëmë të ftohet, e largojmë tartën dhe e servirim në një pjatëancë, ku fillojmë të ndajmë atë në racione.

A po na “vjedhin” burrat feminilitetin?

Modë apo liri, burrat me funde?

Dorina Mema: Burrat me funde janë të imponuar për të prishur familjen