Të ftuar:
Ana Gjymshana – arkitekte
Albi Sulo – tenist
Elvira Preçe – floriste
Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Byrek me kungulleshka dhe djathë
Për brumin
500 gr miell
280 ml ujë të vakur
Kripë
1 lgj vaj
Niseshte për hapjen e petave
Vaj për lyerjen e petave
Për mbushjen
1 kg kunguj të njomë
1,5 lgj miell
1 gotë qumësht
4 kokrra vezë
50 gr gjalpë
50 ml vaj
200 gr djathë të bardhë
Kopër
Kripë
Fillimisht në një tas të madh vendosim miellin, bëjmë një gropë në qendër të tij dhe shtojmë ujin e vakur, kripë, 1 lugë gjelle vaj dhe fillojmë të përziejmë pak nga pak miellin me përbërësit e lëngshëm ujë dhe vaj deri sa të na formohet një brumë i butë por që nuk ngjit në duar. Vendosim brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë për 5 minuta. Më pas e vendosim në një enë dhe e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Më pas e ndajmë në kuleçë dhe i lëmë të pushojnë për 1 minuta.
Ndërkohë që brumi pushon, pastrojmë kungujt dhe i presim ato në rende trashë. Kungullin e grirë e spërkatim me pak kripë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Më pas kungullin e shtrydhim mirë me duar ose duke e vendosur në një pecetë për të larguar lagështirën. Vendosim kungullin e shtrydhur në një tas ku do të shtojmë 1,5 lugë gjelle miell, vezët e plota, 4 lugë gjelle vaj përzierë me gjalpë, qumështin, kopër, pak kripë dhe djathin e thërrmuar. Përziejmë përbërësit dhe i lëmë mënjanë.
Hapim kuleçët në madhësi rreth 20 cm. I bashkojmë ato nga 3 petë duke i lyer me vaj. Hapim një petë treshe dhe e vendosim mbi tepsinë e lyer me vaj. E lyejmë petën në sipërfaqe me vaj dhe mbi të vendosim petën e dytë mbi të cilin do të shtojmë mbushjen e kungullit.
Hapim petën e tretë me 3 kuleçë dhe e vendosim mbi mbushje. E spërkatim me pak fare vaj. Nëse ju ka tepruar pak mbushje mund ta hidhni mbi këtë petë. Vazhdojmë të hapim treshen e fundit të petave dhe e vendosim në tepsi duke e lyer me vaj në sipërfaqe. Gjithmonë në fund vendosim një petë të vetme. Spërkatim me vaj, mbledhim anët dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta. Pasi byreku të piqet, e lëmë të ftohet e më pas e shërbejmë.
Sallatë e shijshme dhe e shëndetshme me pulë
400 gr gjoks pule
Për marinimin e mishit
Kripë dhe piper i zi
Pak xhinxher pluhur
1 lç piper të kuq
1 thelb hudhër të grirë
2 lgj vaj vegjetal
Për sallatën
1/4 sallatë marule, iceberg
1 spec i kuq
1 kastravec
125 gr mozzarella
150 gr misra të konservuara
Salca
3 lgj kos natyral
1 lgj majonezë
1 lgj ketchup
Presim mishin në kubikë të vegjël dhe e vendosim në një tas ku do të shtojmë të gjithë përbërësit e marinimit. Nxehim një tigan me vaj dhe kaurdisim mishin deri sa të gatuhet. E largojmë mënjanë dhe e lëmë të vaket.
Presim sallatën dhe e vendosim në një tas ku do të shtojmë specat e prerë në kubikë të vegjël. Më pas presim kastravecin në dysh për së gjati, e më pas në feta të holla. Shtojmë mozzarella në kubikë të vegjël, mishin e ftohur dhe në fund misrat. Përziejnë përbërësit e salcës një një tas dhe në të përziejmë sallatën para se ta shërbejmë. Mund të shoqërohet me bukë të thekur.
Elvira, floristja që flet me lulet: I ledhatoj, nuk bëj thashetheme me to
Habit Albi Sulo: Kam lule 2000 euro në oborrin tim
Njihuni me bimët terapeutike që varen në dush dhe ofrojnë qetësi nëpërmjet kalimit të ujit