Sipas Sky Germany, Dani Olmo shpreson të largohet nga RB Leipzig këtë verë.
Siç është raportuar më parë, disa klube të mëdha evropiane po kërkojnë të nënshkruajnë me spanjollin pas një fushate mbresëlënëse në Euro 2024. Në listën e palëve që mendojnë të sigurojnë shërbimet e Olmos është Bayern Munich.
Sidoqoftë bavarezët e shohin Olmon si planin e tyre B, nëse ata nuk arrijnë të nënshkruajnë me Xavi Simons dhe Désiré Doué. Fituesi i Euro 2024 tani e ka bërë të qartë se ai po kërkon të largohet nga Leipzig këtë verë, pavarësisht nëse do të shkojë te Bayern apo diku tjetër.
Duke folur për gazetën spanjolle Marca, Olmo komentoi për interesimin nga Barcelona: “Agjentët e mi që merren me këtë punë, tashmë e dinë se çfarë dua të bëj. Nuk e di nëse do të qëndroj në Gjermani do të shohim. Dua të jem në një vend ku më vlerësojnë dhe më duan, dhe ajo që dua të bëj është të fitoj. Ka disa opsione; do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Olmo kishte luajtur më parë në akademinë e Barcelonës nga 2007–2014 përpara se të largohej nga Katalonja për në Dinamo Zagreb. Me skuadrën spanjolle që po përpiqet për të nënshkruar me Olmo dhe Nico Williams këtë verë, Bayern sigurisht që do të ketë konkurrencë për nënshkrimin e 26-vjeçarit.
Pavarësisht, oferta e PSG-së për të nënshkruar Doué mund t’i bëjë bavarezët të detyrohen të veprojnë shpejt në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje për Olmon.
/tvklan.al