Përmbytjet e fuqishme kanë goditur një pjesë të madhe të Spanjës. Mediat e huaja bëjnë të ditur se si pasojë e përmbytjeve , të paktën 62 persona kanë humbur jetën.
Zona më e goditur është rajoni i Valencias ku agjencia shtetërore e motit të Spanjës AEMET shpalli alarmin e kuq në këtë rajon si edhe në disa pjesë të Andaluzisë në jug. Autoritetet shpëtuan një fëmijë nga një shtëpi me helikopter mes përmbytjeve të fuqishme.
Në zonat më të goditura autoritetet kanë këshilluar qytetarët të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore. Një tren doli nga shinat për shkak të reshjeve të dendura, por askush nuk u lëndua. Në Alora, Andaluzi, lumi Guadalorce u vërshua dhe 14 persona u detyruan të shpëtoheshin nga zjarrfikësit. Alora kryesoi renditjen e AEMET me 160 mm reshje.
Scary fast-flowing flash floods through streets of Albacete, Spain today, these aren't rare incidents anymore, this is one of several Spanish communities quite far apart seeing streets turn into raging rivers yesterday, today & likely tomorrow too #flood pic.twitter.com/BXZuPwaoDB
— Nick's Weather Eye (@NickJF75) October 29, 2024
Pamjet tregojnë zjarrfikësit duke shpëtuar shoferët e bllokuar mes shiut të dendur ndërsa qytetet si Valenciane dhe Alcudia, u shndërruan në lumenj. Shkollat, gjykatat dhe shërbimet e tjera thelbësore u pezulluan në Carlet dhe disa qytete të tjera të afërta në rajonin e Valencias.
Gjithashtu shirat e fuqishme shkaktuan probleme të konsiderueshme në të mbjellat në zonën e Utiel-Requena. Në Castile-La Mancha, sasia më e madhe e shiut ra në Albacete, ku gjashtë persona janë raportuar të zhdukur.
Spanish firefighters rescue drivers from floodwaters after Spain's meteorological agency put the Valencia region under the highest red alert for extreme rainfalls.https://t.co/1JXcRjwzcp pic.twitter.com/jw8AjSZkz9
— Sky News (@SkyNews) October 29, 2024
Përmbytjet parashikohen të vazhdojnë deri të enjten, sipas shërbimit kombëtar të motit në Spanjë. Spanja ka përjetuar stuhi të ngjashme në vitet e fundit. Meteorologët besojnë se ngrohja e Mesdheut po shkakton ngjarje ekstreme të motit.
Klan News