Katër ndeshjet në Bundesligë, të vlefshme për javën e tetë, prodhuan surpriza sa i përket rezultateve.

Pas humbjes në Champions League, Borussia Dortmund pësoi një tjetër disfatë, këtë herë me përmbysje në kampionat. Verdhezinjtë u mposhtën 2-1 nga Augsburg. Pas kësaj humbje, trajneri Nuri Sahin rrezikon seriozisht shkarkimin. Pas tetë javëve, Dortmund mban vendin e shtatë me 13 pikë.

Leipzig nuk zhgënjeu në shtëpi, aty ku triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Feriburg. Sukses shumë i rëndësishëm për të besuarit e Rose, që tashmë mbajnë vendin e parë në renditje me 20 pikë.

Në takimet e tjera, Stuttgart fitoi 2-1 ndaj Holstein Kiel, ndërsa St. Paul dhe Wolfsburg, barazuan pa gola. /tvklan.al