Vajza shpiku pajisjen për identifikimin e plumbit në ujë

Një shkencëtare dhe shpikëse adoleshente, është shpallur “Fëmija i vitit” nga  revista Time. Gitanjali Rao, 15 vjeç, ka shpikur një pajisje që mund të identifikojë përqindjen e plumbit në ujë të pijshëm dhe një aplikacion që zbulon ngacmimet në internet.

Ajo është shprehur se shpreson të frymëzojë të tjerët që të krijojnë ide për të zgjidhur disa nga problemet më të cilat përballet bota.

15-vjeçarja u zgjodh nga më shumë se 5,000 të nominuar nga SHBA. “Nëse unë mund ta bëj atë, ti mund ta bësh atë dhe çdokush mund ta bëjë atë,”  u shpreh ajo për revistën.

“Qëllimi im me të vërtetë është jo vetëm krijimi i pajisjeve të mia për të zgjidhur problemet e botës, por duke frymëzuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë gjithashtu. Brezi ynë po përballet me kaq shumë probleme që nuk i kemi parë kurrë më parë. Por pastaj në të njëjtën kohë ne po përballemi me probleme të vjetra që ekzistojnë ende”.

Sipas Rao-s problemi më i madh është ndryshimi i klimës, i cili është shkatërruar nga vetë njerëzit. Çmimi nga revista Time është vetëm vlerësimi më i fundit për Rao.

Ajo më parë u emërua “shkencëtarja më e mirë e re e Amerikës” për shpikjen e një prove të shpejtë, me kosto të ulët për të zbuluar ujin e ndotur.

Vitin e kaluar, Greta Thunberg, aktivistja suedeze që frymëzoi një lëvizje globale për të luftuar ndryshimin e klimës, u bë personi më i ri që është zgjedhur ndonjëherë nga revista.

Klan Plus