Shkodra ka ndezur dritat e festave të fundvitit në një atmosferë elektrizuese. Fëmijëve u është bashkuar edhe kryebashkiaku Benet Beci.
“G’zo në Shkodër” është motoja e këtij organizimi masiv 1-mujor, të cilit i janë bashkuar me dhjetra biznese nga sheshi para bashkisë dhe pedonales “Kolë Idromeno”.
Mbrëmjet do jenë të shoqëruara me muzikë live, dj, performanca të ndryshme teksa në shesh janë vendosur me dhjetëra lojëra zbavitëse për fëmijët e qytetit.
Por dritat e festave u ndezën mbrëmjen e së dielës edhe në Vlorë ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Ermal Dredha.
Ceremonia bëri bashkë edhe shumë qytetarë. Ka përfunduar tashmë dekorimi i të gjithë qytetit për një atmosferë sa më festive gjatë gjithë muajit.
Tv Klan