Lajme Arkiva 2003

Zëvendës Ministri maqedonas i Arsimit ka deklaruar se në Manastir nuk do të ketë paralele të mesme në gjuhën shqipe. Sipas tij , projekti i paraleles shqipe në gjimnaz është mbyllur dhe mesazhi  i nxënësve maqedonas të shkollave të mesme në Manastir është pranuar.

Ai ka thënë se nuk ekziston ndonjë vendim me të cilin hapet një paralele në gjuhën shqipe dhe se nuk mund të shfuqizohet diçka që nuk ekziston.

Vendimi për dislokomin e paraleles së gjimnazit të Kërçovës për në manastir është tërhequr dhe ajo sot do të funksionojë  në Kërçovë ose në ndonjë qytet tjetër ku ekziston mësimi në gjuhën shqipe, ka thënë zëvendës ministri i arsimit në kohën kur ministri i arsimit të bujqësisë Aziz Pollozhani, këto ditë po qëndron në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Ndërsa nënkryetarja e qeverisë së Maqedonisë Radmilla Sheqeriska ka thënë se maqedonasve duhet tu sqarohet se hapja e  paraleleve për mësimin në gjuhën shqipe në çfarëdo qyteti nuk është rezultat i marrëveshjes së zbatimit të Ohrit, por është pjesë e dispozitave kushtetuese të cilat ky shtet është i obliguar ti respektojë./tvklan.al