Një grabitje në tentativë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë. Një person ende i pa identifikuar shkoi rreth orës 20:30 në lagjen “Hajro Çakërri” dhe tentoi të vidhte me dhunë një karburant.

Ai kërcënoi punonjësin e karburantit, 59-vjeçarin me iniciale V. Rr., dhe e goditi me një send të fortë, sipas policisë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike.

Pavarësisht tentativës autori nuk ka mundur ta kryejë vjedhjen dhe është larguar me shpejtësi. Me të shkuar në vendin e ngjarjes, autoritetet policore nisën punën për kapjen e tij./tvklan.al