Eglantina ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar ish-bashkëshortit të saj, Shkëlqimit që t’i paguajë detyrimet e fëmijëve të tyre. Çifti ka patur një martesë 7-vjeçare, më pas janë ndarë dhe kanë bashkëjetuar disa herë duke sjellë në jetë binjakë. Fëmijët nuk e gëzojnë atësinë e Shkëlqimit sepse ai nuk pranon t’u japë mbiemrin.

Por Eglantina kërkon që ish-bashkëshorti, të cilin e përndjek prej vitesh, t’i kthejë një shifër prej 50 mijë eurosh. Sipas saj, kjo shifër përmbledh dëmin fizik dhe psikologjik që ajo ka pësuar nga aborti i një fëmije.

Eglantina: Ne punonim, unë merrja 1 milionë e 800 mijë lireta plus unë merrja edhe një rrogë tjetër vetëm me bakshishet sepse ne flinim në hotel por kam edhe dëmet e mia fizike. Në ‘94 kam ngelur shtatzënë dhe e kam dështuar, më ka mësuar Luljeta si ta dështoja fëmijën dhe zoti Shkëlqim bashkë sepse po të shkoja të punoja në hotel nuk më pranonte njeri shtatzënë.

Eni Çobani: Më fal, edhe njëherë…

Shkëlqim: Këtu të jap të drejtë, e di që kam bërë një gabim.

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë Shkëlqim, prit, kjo nuk është gabim! Kjo është shumë e rëndë! Edhe njëherë të lutem, si, në vitin…

Eglantina: Në ’94  kam ngelur shtatzënë…

Eni Çobani: Në Shqipëri.

Eglantina: Po, në Shqipëri.

Eni Çobani: Dhe ishte përgatitur për të shkuar në Itali apo jo?

Eglantina: Ne punonim në hotel dhe unë në hotel nuk mund të rrisja një fëmijë dhe nuk mund të rrija në hotel. Atëherë zoti Shkëlqim tha që nëse do të vish në Itali, duhet ta dështosh fëmijën me gjithë zonjën  Luljeta dhe zonja Luljeta më mësoi si të veproja. 

Eni Çobani: Si të mësoi, si mund të mësojë një grua një grua tjetër për të dështuar?

Eglantina: E shkatërrova veten me ilaçe, kam pirë ilaçe derisa dështova, këtë kam bërë. E kam bërë, për dashurinë dhe për mos të ndenjur me Luljetën se Luljeta bënte fytyrën e mirë në prezencë dhe ashtu i leverdiste, që unë mos të kisha një fëmijë që pasuria t’i shkonte e gjitha asaj dhe fëmijëve të saj.

Shkëlqimi e pranon tërësisht gabimin e tij, por vijon të shprehet se nuk i interesojnë fëmijët. Për të, dhimbja më e madhe është shkëputja e marrëdhënieve me nënën që e deklaron i përlotur.

Shkëlqim: Eglantina, kam 5 vjet që nuk shikoj mamanë! A e kupton ç’do të thotë?

Eglantina: Nuk më intereson!

Shkëlqim: Po shkatërrohem! Të lutem, më lër të paktën ti rehat sepse kam një problem tjetër këtej! Ti nuk e kupton, të mos shikosh mamanë 5 vjet, të ndërpritet marrëdhënia. Mamaja tani është në atë gjendje që nuk di se çfarë thotë, nuk di se çfarë bën.

Eglantina: E ke një kunatë dhelpër, ta ka sekuestruar mamanë!

Shkëlqim: E di! E kam kuptuar, tani vonë e kam kuptuar. Kur mora vesh kishin bërë prapaskenat./tvklan.al