Vështirësia në marrjen e lejeve të ndërtimit vazhdon të jetë një ngërç që mban mbërthyer dhe vështirëson punën e sektorin e ndërtimit në vend. Një fakt i tillë pasqyrohet edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Të bësh biznes”, ku Shqipëria ka bërë hapa prapa në këtë tregues. Përfaqësues të shoqatës se ndërtuesve pohojnë me shqetësim kohën e gjatë që ju duhet të presin para se të sigurojnë një leje ndërtimi, fenomen më shqetësues sidomos në bashkinë e kryeqytetit.
Arben Dervishaj: “Problemi më i madh është moszbatimi i afateve që janë parashikuar në ligjin për urbanistikën, ku ligji për urbanistikën thotë që KRT-ja e komunës ose e Bashkisë mblidhet minimumi një herë në muaj. Mund të përmendim bashkinë e Tiranës e cila ka rreth 3 muaj që nuk bën përmbledhje ndërtimi dhe siç duket … do të vazhdojë akoma më gjatë. Dosjet rrinë me vite dhe nuk marrin njëra-tjetrën.”
Sipas raportit “Të bësh biznes” për të siguruar një leje ndërtimi në Shqipëri duhet të plotësosh 24 procedura dhe të presësh 331 ditë, tregues që na kane ulur 3 vende duke na renditur të 173-tin nga 183 vende të marra në analizën e Bankës Botërore. Por si përkthehen për bizneset dhe për qytetarët tejzgjatjet e mëdha kohore në sigurimin e lejes për ndërtim?
Arben Dervishaj: “Kjo ka bërë bllokimin e kapitaleve sepse shumë ndërtues kanë bllokuar kapitale. Pra nuk është vetëm se kanë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit, por është dhe problemi që këta kanë blerë troje dhe ato troje janë para të bllokuara ose kapitale të bllokuara, plus dhe harxhime që kanë bërë këtë subjekte për të shkuar deri ën këtë fazë pra. Q ë kanë kërkuar lejen e ndërtimit. Mungesa e lejeve në zona të caktuara sjell rritjen e çmimeve sepse duke u ulur sasia që hidhet në treg natyrisht që do të kemi një rritje … sepse rritet kërkesa, sidomos në zonat të cilat janë zona të preferuara.”/tvklan.al
Gazetari Fjorald Zguro