Ashtu sikurse deklaruan në protestën e tyre të fundit zhvilluar 1 javë më parë, ish të përndjekurit politik të shoqatës mbarkombëtare për integrimin e të burgosurve dhe të përndjekurve politik të Shqipërisë, nesër do të dalin sërisht përpara kryeministrisë për të denoncuar sipas tyre skenaret që qeveria po ndërton me Kurt Kolën. Kryetari për degën e Tiranës së kësaj qëndre, Fatmir Hoxha ka dalë në një koferencë për shtyp për të bërë të ditur se do të vazhdojnë tubimin e tyre deri në zgjidhjen e kërkesës së tyre, shpërblimin nga shteti për vitet e burgut të kryera gjatë regjimit komunist.

Fatmir Hoxha: “Ne kërkojmë dëmshpërblimin tonë, të burgosurit dhe të përndjekurit politik të Shqipërisë për një protestë paqsore përpara Këshillit të Ministrave, për ti treguar opinionit të brëndshëm dhe të jashtëm dematogjinë e qeverisë kriminale komuniste që drejtohet nga Fatos Nano”.

Ndërkaq Kurt Kola kryetari i shoqatës tjetër të ish të përndjekurve politik ka deklaruar se avokati i popullit dhe përfaqësuesi i qeverisë Ylli Manjani në deklaratat për media kanë kthyer në zero bisedimet e kryera mes tyre 1 javë më parë.

Kurt Kola: “Të përndjekurit marrin përsipër, pezullojnë protestat deri në përgjigjen e kryeministrit, të cilit i lihet 1 javë kohë për përgjigje, do të presim 1 javë përgjigjen dhe më pas do të fillojmë protestat që do të trondisin këtë qeveri mashtruese deri në largimin nga pushteti”./tvklan.al