“Joker një çmenduri për dy” kryeson nominimet e këtij viti për filmin më të keq. 5 vjet nga suksesi i filmit të parë që udhëhoqi në Oscars me 11 nominime dhe 2 çmime të fituar, filmi i dytë me protagonistët Joakim Fenix dhe Lady Gaga i ka zhgënjyer të gjithë.

Filmi është tani në garë për 7 çmime, duke përfshirë filmin më të keq të këtij viti ku protagonistët janë gjithashtu në garë për trofeun e padëshiruar.

Në këtë renditje për filmin më të keq gjendet edhe komedia fantastiko-shkencore “Borderlands”, me protagoniste fituesen e çmimit Oskar Cate Blanchett.

Madame Web, një pasuese e Spiaderman me protagoniste Dakota Johnson gjendet gjithashtu në listë.

Zhgënjim edhe regjisorin e famshëm Francis Ford Coppola me Megalopolis apo dhe Reagan, me Dennis Quaid në petkun e ish-presidentit.

Kandidate për aktoren më të keqe gjendet edhe Jennifer Lopez për filmin Atlas.

Nominimin në listën e zezë të filmave të vitit bëhet nga Golden Raspberry që mbledh votat nga 1200 anëtarë nga 20 vende të botës. Fituesit shpallen një ditë përpara ceremonisë së çmimeve Oscar.

Tv Klan