Qeveria në mbledhjen e fundit i ka akorduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve fondin shtesë prej 2,5 miliardë lekësh për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit.
Afro 90 përqind e fondeve do të përdoret për shpenzimet korrente, ndërsa pjesa tjetër për shpenzimet kapitale.
Ky fond i akorduar do të përdoret edhe për realizimin e procesit të votës së emigrantëve shqiptarë, të cilët për herë të parë do të votojnë nga vendet ku jetojnë. Kostoja e votimit me poste do të përballohet nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Tv Klan