Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Zvicër, që do të luhet me 12 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”.

Federata ka publikuar edhe çmimet e biletave sipas tribunave në këtë stadium. Kjo ndeshje u përfol se mund të luhej pa tifozë për shkak të tymueseve dhe flakadanëve të hedhur në ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

Për këtë çështje komisionet disiplinore të UEFA-s nuk kanë vendosur ende. Me shumë mundësi Federata edhe kësaj herë do ta kalojë me një gjobë.

Kombëtarja pritet të grumbullohet në javën e dytë të nëntorit. Tekniku Gianni De Bias,  emri i të cilit u sugjerua nga një komentator futbolli në Itali për postin e trajnerit të Interit, ka folur në një gazetë lokale të Udines.

Ai ka thënë se nëse nga klubi milanez do t’i telefononte ai do të hynte në bisedime më ta.

Çmimet e biletave sipas tribunave janë si më poshtë:

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë

C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë

D1, D4 = 2.000 lekë

D2, D3 = 3.000 lekë

A, B = 8.000 lekë

VIP = 18.000 lekë / TV KLAN