Në Parma ka zhvillime. Agjencia që po merret me organizimin e ndeshjes, bën të ditur se deri tani janë shitur rreth 10 mijë bileta.
Stadiumi “Enio Tardini” ku do të zhvillohet sfida me Kilin, ka një kapacitet prej 22,352 vendesh dhe mendohet që në tre ditën e ardhshme të këtë një shitje të konsiderueshme biletash. Kjo përkthehet në një mbështetje të madhe për kombëtaren kuqezi nga shqiptarët që banojnë në Itali.
Ndërkaq kombëtarja e futbollit ka zhvilluar paraditen e së martës një stërvitje pa praninë e kamerave. Trajneri Sylvinho kërkon përqendrim maksimal të futbollistëve edhe për miqësoret e radhës të cilat i cilëson shumë të rëndësishme.
Tekniku i ka ndarë futbollistët në dy grupe duke zhvilluar program të ndryshëm stërvitor, po gjithsesi jo me ngarkesë të madhe fizike. Mbi të gjitha janë zhvilluar goditje standarde si dhe ushtrime të pozicionimit në fushë në bazë të zhvillimeve të lojës.
Forma e futbollistëve është e mirë. Edhe pse thuajse të gjithë kanë patur ngarkesa në skuadrat e tyre, kjo nuk ka ndikuar tek mentaliteti. Miqësoret me Kilin dhe Suedinë do të transmetohen në Tv Klan.
Tv Klan