“Zbuloni Shqipërinë: Një perlë e fshehur për turistët italianë”. Kështu e nis artikullin revista “Italia Delight”.

Shqipëria, një destinacion magjepsës në Ballkan, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve italianë, pasi ofron peizazhet e  pacënuara, historinë e pasur dhe kulturën e gjallë, ky destinacion ofron një përvojë unike për ata që kërkojnë një vendpushim ndryshe, nënvizon revista italiane.

Nga plazhet me ujërat e kristalta deri te malet madhështore, Shqipëria është një thesar që pret të zbulohet duke renditur disa nga destinacionet më të bukura si Detin Adriatik më pas atë Jon.

Vende të tilla si Ksamili me ujërat e kristalta dhe Saranda, një qytet i gjallë bregdetar, ofrojnë një atmosferë relaksuese të përkryer për pushime.

Gjithashtu revista italiane ndalet edhe te Parku Kombëtar i Butrintit, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, i pasur me histori dhe rrënoja antike, shkruan revista italiane.

Më pas ndalet në Alpet Shqiptare duke sugjeruar Malet e Thethit dhe të Valbonës. Dy fshatrat sipas revistës italiane ofrojnë peizazhe mahnitëse, dhe eksperiencë autentike në njohjen e traditave vendase.

Shqipëria është një destinacion i përkryer për ata që kërkojnë pushime plot aventura, kulturë dhe relaks, mbyllet artikulli i revistes italiane “Italia Delight”.

Klan News