Shirat e një dite më parë kanë përmbytur një pjesë të tokave bujqësore të Bashkisë Divjakë.

Në Mërtish dhe Sektor Gradisht aksi rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet, pasi kanë dalë nga shtrati ujërat e Emisarit të Myzeqesë.

Asnjë automjet nuk mund të kalojë mbi këtë urë duke izoluar disa fshatra të Bashkisë Divjakë.

Edhe tokat bujqësore në Tërbuf dhe Këmishtaj janë nën pushtetin e ujit.

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese solli përmbytje të tokave bujqësore.

Fermerët thonë se nëse uji qëndron për ditë të tëra pa ikur nga tokat, rrezikohet kalbja e të mbjellave.

Ndërsa në disa zona të qytetit të Durresit ka prani të ujit në oborret e pallateve, për shkak të reshjeve të dendura të 24 orëve të fundit.

Moti me reshje dëbore ka përfshirë edhe zonat e Dibrës, ku malet përreth janë zbardhur nga bora, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme.

Klan News