Në këtë takim priten sërish lojtarë të rinj
Shqipëria do të përpiqet të kthehet te fitorja në takimin e së mërkurës në fushën e Lituanisë, në përballjen e katërt në Ligën e Kombeve. Trajneri Edoardo Reja e ka studiuar kundërshtarin, duke u përpjekur të korrigjojë gabimet në sidën e 1 muaji më parë në Tiranë.
“Qëllimi ynë është që të vendosim në vështirësi Lituaninë që nuk është e lehtë, pasi është një ekip fizikisht mirë për 90 minuta. Kjo skuadër lejon pak hapësira dhe ne do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë për të konkretizuar”.
Kapiteni Etrit Berisha e di rëndësinë e këtij takimi.
“Ne duhet të jemi të përqendruar e të përgatitur dhe mendoj se kjo do të jetë një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë”.
Në këtë përballje Reja pritet t’i besojë sërish disa lojtarëve të rinj, ashtu si Kazakistanin, ku mund të ketë edhe debutues.
“Kemi 10 lojtarë të rinj, por kanë cilësi dhe e meritojnë vendin në ekip. Pres shumë prej tyre dhe ndonjë që mund të debutojë”.
Situata në grup është e barabartë, pasi të gjitha skuadrat kanë 4 pikë pas 3 javëve në Ligën e Kombeve.
Tv Klan