Gjykata rajonale e Dusseldorf-it dënoi një gjerman me burgim të përjetshëm për një sulm me bombë në tentativë në një stacion treni në vitin 2012 dhe tentativë për vrasjen e deputetit të një partie të djathtë i cili kishte marrë pjesë në një protestë anti-xhamive ku ishte treguar dhe portreti i profetit Muhamed.
Sipas raportimeve të Reuters, Marco G, bërtiti “Allahu Akbar” ndërkohë që hyri në sallën e gjyqit.
Për këtë çështje janë dënuar edhe 3 persona të tjerë ku njëri prej tyre është shqiptar.
Enea Buzo, 46 vjeç sëbashku me një gjerman me inicialet Tayfun S, 27 vjeç dhe një tjetër gjermano-turk me inicialet Koray D, 28 vjeç, u dënuan me 9-12 vite burg për anëtarësim në grupin terrorist dhe planifikimin e vrasjes së Markus Beisicht, kreut të organizatës anti-myslimane “NRW”.
Gjykata më tej tha se Marco G, sëbashku me tre të pandehurit e tjerë, kishin planifikuar sulme të tjera që mund të merrnin shumë jetë./tvklan.al