Pesë persona janë arrestuar nga policia greke gjatë një aksioni për të goditur një rrjet prostitucioni në Athinë.

Mes të arrestuarve është edhe një 29-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte këtë qark së bashku me një 47-vjeçar.

Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një faqe online ku organizoheshin takimet me klientët dhe më pas takimi me prostitutat zhvillohej në dy hotele të ndryshme në lagjen “Kalithea”.

Tre personat e tjerë të arrestuar janë pronarët e hoteleve. Sipas policisë greke, mes 11 prostitutave të punësuara nga shqiptarët ishin edhe dy ruse.

Në hotel u gjetën gjithashtu edhe 11 vajza, të përfshira në këtë aktivitet kriminal. Ato ishin punësuar prej shqiptarit dhe bashkëpunëtorit të tij, të cilët menaxhonin faqen online duke lënë takim me klientët. Këta të fundit takoheshin më pas me vajzat në dy hotele të ndryshme. Të arrestuarit akuzohen për shfrytëzim prostitucionit. /

tvklan.al