Kompania italiane e supermakinave Lamborghini ka zbuluar planet për ndërtimin e një super jahti.
Ky mjet detar do të kushtojë 2.7 milionë Paund. Jahti luksoz do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 112 km/h.
Kjo do të mundësohet nga dy motorë V12 që do të gjenerojnë 4 mijë kuaj/fuqi. Ky jaht është një projekt i përbashkët mes kompanisë Lamborghini dhe kompanisë italiane të jahteve ‘The Italian Sea Group’.
“Nëse do të kisha imagjinuar një Lamborghini mbi ujë, ky do të ishte vizioni im”, tha shefi i kompanisë italiane të automjeteve, Stefano Domenicali.
Ky jaht do të peshojë 24 ton, 15 herë më shumë se një supermakinë Lamborghini. Por nga ana tjetër, peshon shumë herë më pak se jahtet e tjera. Kompania do të prodhojë vetëm 63 modele të tilla. /tvklan.al