Përdorimi i bollshëm i kanabisit redukton aktivitetin cerebral në memorjen dhe performancën profesionale.

Bëhet fjalë për arsyetime komplekse dhe ne vendimmarrje, ku rezulton se shkakton probleme dhe reduktim të aktivitetit të trurit.

Studimi i gjerë është kryer nga një grup kërkuesish nga Universiteti I Colorados ku është vëzhguar harta neural dhe efektet e përdorimit të kanabis në mbi 1003 të rritur nga 2010-2015 duke ju nënshtruar rezonancës magnetike.

Aktiviteti i trurit gjatë pas përdorimit të substancës shfaq reduktim në memorjen e punës, sistemin e gjuhës, kontrolli motorik, kapaciteti relacional dhe emocionet.

Përdorimi i tepruar dhe i vazhdueshëm në kohë sjell pasoja, pasi redukton dukshëm aftësitë për të kujtuar detyra, për te qenë efikasë jo vetëm në punë por edhe në studim, dhe në afatgjatë dëmet e pasojat janë më të dukshme duke lënë gjurmë të thella.

Klan News