Kur efekti i kafesë në mëngjes fillon të zbehet gjatë mesditës dhe ndiheni përgjumësh, ju keni nevojë për një sy gjumë, pasi do t’iu stimulojë dhe do iu bëjë të forconi trurin tuaj.
Gjumi pasdreke është një benefit shumë i mirë dhe përfitimet e tij kanë qenë objekt i studimeve të shumta shkencore. Në këtë kontekst, hulumtuesit nga Universiteti Johns Hopkins dhe Universitetin George Mason kanë kërkuar se sa duhet fjetur në mënyrë që të sigurohen përfitime për të pasur një tru më të ri.
Sipas studimeve të cilat janë botuar në revistën zyrtare të American Geriatric Society, gjumi që zgjat rreth një orë e mban trurin e ri, së paku në mesin e të moshuarve. Në studim janë përfshirë pothuajse 3,000 kinezë mbi moshën 65 vjeç. Pjesëmarrësit u pyetën nëse ata flenë pasdite dhe për sa kohë, si dhe gjithashtu vlerësuan funksionet e tyre njohëse duke përdorur teste të ndryshme (matematikë, kujtesës, etj). Persona që thanë se flenë rregullisht në mesditë për 60 minuta kishin përmirësuar performancën njohëse në krahasim me ata që nuk kanë flenë gjumë pasdreke. Bazuar në këto rezultate, studiuesit dolën në përfundimin se fjetja gjumë në drekë është një kusht i domosdoshëm për të pasur një tru më të freskët, si dhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes. Sipas studimit rezulton se persona që flenë rregullisht 60 deri në 90 minuta pasdreke kanë probabilitet për ta mbajtur trurin e tyre 5 vjet më të ri./tvklan.al