Simone Biles, pas medaljes së arit me skuadrën amerikane në Lojërat Olimpike, fitoi edhe atë individuale në gjimnastikë.
27-vjeçarja dominoi garën në të gjithë veglat duke merituar duartrokitjet jo vetëm të publikut, por edhe të kundërshtarëve. Argjendin e meritoi braziliania Rebeca Andrade, ndërsa bronzin amerikania Sunisa Lee.
Kjo ishte e arta e gjashtë olimpike për Simone Biles, e cila në përfaqësimet e saj ka edhe 1 argjendi dhe 2 bronzi. Në total, Biles numëron 38 medalje botërore dhe olimpike, më shumë se çdokush tjetër në gjimnastikë.
Përveç garës perfekte, ra në sy edhe kostumi me 47 mijë kristale Swarovski, që thuhet se ka kushtuar 3 mijë Dollarë.
Tv Klan