Nga java që vjen në të gjitha pikat doganore të vendit do të hyje në zbatim rregullorja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila parashikon thjeshtimin e procedurave për hyrje-daljet e automjeteve.
Kjo mase lehtësuese ka të beje me heqjen e detyrimit për t’u pajisur me vërtetimin hyrës ose dalës në pikat e kalimit kufitar.
Thënë më qarte, drejtuesit e automjeteve do të duhet të paraqesin pranë shërbimit policor vetëm pasaportën e udhëtimit dhe librezën e makinës.
Regjistrimi i kohe qëndrimit të automjeteve do behet në mënyrë automatike nëpërmjet sistemit kompjuterik TIMS i instaluar së fundmi në pikat e kalimit kufitar.
Arben Ibroja: “Përveç avantazheve të shkurtimit shumë të kohës dhe të qëndrimit me një ndalesë të qytetarit në pikat hyrëse të Shqipërisë, lehtëson shumë punën e doganës në lidhje me këtë lloj vërtetimi”.
Kjo pritet të favorizoje në masë emigrantet që kthehen në Shqipëri gjatë sezonit të verës, të cilët janë ndeshur jo pak herë me radhë të gjata për shkak të procedurave të kontrollit doganor.
Modernizimi i këtij sistemi pritet të shtojë ndjeshëm edhe sigurinë në pikat e kalimit kufitar./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi