fierzaKëshilli i Qarkut të Kukësit do të zhvillojë nesër një mbledhje urgjente për situatën e rëndë mjedisore në liqenin e Fierzës. Kryetari i këtij këshilli premtoi nisjen e një aksioni për pastrimin e liqenit nga mbetjet urbane, industriale, spitalore dhe plastike.

Por krahas këtij aksioni, një grup i Ministrisë së Mjedisit do të verifikojë përgjegjësinë e çdo drejtuesi të pushtetit vendor në krijimin e kësaj situate.

Për rastet që do të vërtetohet se ata nuk kanë respektuar ligjin për kontrollin e territorit dhe të menaxhimit të mbetjeve, burime zyrtare nga Ministria e Mjedisit thonë se do të ketë gjoba deri në 10 milionë lekë.

E nëse pas gjobave situata nuk do të ndryshojë, të njëjtat burime shprehen së Ministria do të propozojë shkarkimin nga detyra të pushtetarëve vendorë që nuk do të zbatojnë detyrimet ligjore.

TV KLAN