Ish-Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka thënë se po përballet me gjyq për sulm seksual për rastin e bujshëm të puthjes në buzë të Jenni Hermosos pas finales së Kupës së Botës verën e kaluar, vetëm sepse është burrë.

Sulmuesja e Spanjës, Hermoso dhe futbollistet e tjera të skuadrës e quajtën puthjen e Rubiales poshtëruese. Rubiales u detyrua të jepte dorëheqjen nga detyra e kreut të institucionit të futbollit spanjoll, por mohoi akuzën. Në një intervistë televizive spanjolle për “La Sexta”, Rubiales mohoi që pas puthjes të kishte një akt keqbërës.

“Ju nuk mund të pyesni Jennifer Hermoso, por më pyesni mua, pse vetëm sepse unë jam burrë? Për mua nuk ka asnjë krim kundër Jennifer Hermoso. Nuk mund ta kuptoj si dikush do ta konsideronte atë si sulm seksual. Ata që janë viktima të gjithçkaje ka ndodhur pas saj, janë familja dhe miqtë e mi”, tha ai.

Rubiales, tha se duhej të ishte më i ftohtë dhe më institucional dhe të mos ishte aq i lumtur pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë në finalen e Kupës së Botës në Sydney, Australi në Gusht 2023.

Por nuk është ky rasti i vetëm për të cilën ai po hetohet. Dyshohet se 46-vjeçari ka marrë komisione të paligjshme kur negocionte një marrëveshje fitimprurëse për të organizuar kompeticionin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, për të cilat është marrë në pyetje ditën e djeshme./tvklan.al