Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi ka shkuar në Shkodër për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës Zija Vukaj. Forcimi i kësaj partie është shprehur Gjinushi, garanton fitoren e së majtës, një bashkëqeverisje e suksesshme dhe në ekuilibër.
Shkodra sipas Gjinushit është qyteti ku tregohet se qeverisja e djathtë, nuk bëri asgjë në interes të qytetarëve shkodranë. Zgjedhjet e Tetorit, iu drejtua Gjinushi elektoratit, do të konfirmojë edhe njëherë fitoren e mazhorancës së majtë, mbi bazën e aleancës së socialistëve dhe socialdemokratëve.
Gjinushi ka zhvilluar një takim gjithashtu edhe në komunën e Hajmelit dhe Barbullushit, ku ka prezantuar kandidatët për kryetar bashkie Tonin Vuka dhe Përparim Raboshta./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti