Skënder Minxhozi: “Zgjedhjet e fundit në Maqedoni ishin zgjedhjet më të këqija që ky vend ka mbajtur në vitet e fundit. Të gjitha burimet zyrtare dhe stafi prej 460 vëzhguesish të huaj, shprehen se këto zgjedhje ishin mjaft negative. Brenda kësaj shifre të përgjithshme, kësaj të dhëne të përgjithshme, shqiptarët kanë problematikën e tyre. Ata kanë humbur për mendimin tim dyfish në këto zgjedhje. Kanë humbur, sepse balanca historike mes 2 partive maqedone VMRO dhe LSDM kësaj radhe është prishur. VMRO ka fituar me një shumicë kaq të madhe votash që i lejon ta bëj qeverinë e vetme pa pasur nevojë për të bërë një koalicion me partitë shqiptare. Në këto kushte të flasësh me Nikola Gruevskin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, të flasësh për njohjen e Kosovës dhe për tema të tjera që prekin statusin e shqiptarëve në Maqedoni dhe në rajon, do të jetë më e vështirë pas zgjedhjeve sesa para zgjedhjeve. Në planin e  dytë shqiptarët kanë humbur, sepse ata kanë ofruar një imazh shkatërrimtarë do të thoja madje në këto zgjedhje. Vlen dhe njëherë të pyetet nëse ky antagonizëm mes shqiptarëve të cilët e ndajnë votën e tyre dhe pushtetin politik me të vrarë me kallashnikovë  dhe me të plagosur, është produktiv ose jo. Për mendimi tim është tërësisht produktiv. Nëse do të abstragonim pak me shifrat do të shihnim që partitë e bllokut shqiptarë, nëse do të viheshin të gjitha së bashku në një moment mekanikisht pra këto shifra. Shqiptarët do të ishin sot forca e dytë politike në Maqedoni. Megjithatë kjo nuk ndodh sepse mesa duket mes shqiptarëve ka një armiqësi shumë të thellë dhe kjo i nxjerrë ata cilësisht humbës në zgjedhjet e djeshme”./tvklan.al