Këshilltari i kryeministrit për politikat antikorrupsion zbardh për televizionin Klan disa nga elementet e sondazhit të USAID, që vlerëson përpjekjet qeveritare anti-korrupsion. Një prej tyre është dhe niveli gjithnjë në rënie i perceptimit qytetar, se po keqqeverisjet.
Fatbardh Kadilli: “Edhe ne rastin e korrupsionit është e njëjta gjë, sa më shumë të flitet sa më shumë të debatohet, sa më shumë nisma ligjore me emrin, nisma kundër korrupsionit, arrestime individësh për afera korruptive e të tjera, aq më tepër rritet perceptimi që ka korrupsion dhe po veprohet, po debatohet, po merren masa konkrete, ligjore apo dhe masa për identifikim dhe arrestim individësh. Duhet parë po në të njëjtin sondash, një rezultat mjaft interesant, të njëjtët qytetarë të pyetur: cili është problemi më i madh i këtij vendi? Korrupsionin e rendisin të pestin me 5%, pra vetëm 5% e të pyeturve thonë që korrupsioni është problemi i këtij vendi. Përveç kësaj nuk mund të mendohet që qeveria nuk ka bërë punën e saj kundër korrupsionit, kur nga i njëjti sondazh, kundërshtimi ndaj qeverisjes zbret 4.1 në 1.8%, pra ka një rënie të atyre që mendojnë që qeveria është problem i këtij vendi.”
Një ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë, bëri publike sondazhet e USAID mbi korrupsionin. Një prej elementëve që ra në sy ishte rritja me 13% e nivelit të perceptimit qytetar ndaj korrupsionit nga viti 2006 në 2007./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi