Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të opozitës Sali Berisha dhe Jamambër Malltezit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çëshjtes.
Ata kanë dorëzuar në gjykatë një foto të gazetës greke Protothema dhe vendimin e drejtësisë së vendit fqinj që e ka depërtuar Gjokën për 10 vite. GJKKO pretendon se nuk ka shkaqe të ligjshme për përjashtimin e kësaj gjyqtareje.
Togat e zeza kanë rrëzuar edhe kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokim të masës së sigurimit. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj nuk i kurseu akuzat në drejtim të gjykatës.
Në seancë prokurorët e SPAK pretenduan se Berisha ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. SPAK thotë se ai ka futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të Rai.
Kreu i opozitës është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që nga data 30 Dhjetor 2023.
Klan News